Art&Argëtim

3 Qershor 2021, 13:19 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të pakëndshme që i ka nodhur me portalet.  Tre vjet më pare ajo bëri një postim në rrjete sociale në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit, për sensibilizimin e grave për të bërë kontrolle të vazhdueshme, mirëpo, ky postim është keqpërdorur nga portalet. Mediat kishin nxjerrë nga konteksti mesazhin e saj, duke thënë se artistja kishte probleme shëndetësore. Gaçe ka reaguar e revoltuar dhe e indinjuar me titujt e portaleve, të cilët sipas saj bëjnë lajmin për të gjeneruar disa klikime.

Postimi i plotë i Aurelës:

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e kete e kam bere duke treguar edhe që edhe une bej kontrrollet,se kam frikërat e.mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithe, e të qënurit kengetare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin ,fiks kështu sic e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e ketyre që arrijne e luajnë edhe deri me shëndetin. Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë. S’po e kuptoja. Pastaj me derguan shkrimet .

E lashe te shkonte. Nderkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojne ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen. Jam e indinjuar. Keto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu sic ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime. Bravo. Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shendetin? Ptujjjjj

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll