Sport

VIDEO/ Në rrugët e Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë… zërin

3 Qershor 2021, 12:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Në rrugët e Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja

UELLS– Në ditën e tretë të përgatitjeve në Cardif për miqësoren me Uellsin në datë 5 qershor, trajneri i përfaqësueses, Edy Reja po i jep dorën e fundit përgatitjeve, duke filluar që nga përgatitja teknike e deri në atë mentale.

Megjithatë, krahas seancave stëvitore kuqezinjtë kanë pasur edhe disa orë relaksi dhe për këtë ka menduar tekniku italian. Sikurse duket edhe në videon e shpërndarë nga FSHF, kombëtarja ka marrë rolin e një kori orkestre, me dirigjent trajnerin Reja.

Prova që duhet kaluar është këndimi i himnit kombëtar. Sukses i plotë i grupit kuqezi, bashkë me dirigjentin Reja. Karikimi i duhur para përballjes me Uellsin, më 5 qershor, në “Cardiff City Stadium”, ora 17:00.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fshf reja shqiperia fshf reja shqiperia

Sondazh

Poll