Politike

3 Qershor 2021, 17:24 Nga DOSJA

TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Pas Agrin Shehajt, të cilin Kim e thirri në zyrë dy ditë më parë, radha i ka ardhur Kadillit.

Vetë ky i fundit shkruan se me Kim ka ndarë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane. Kadilli shton më tej se ka shprehur një zë kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në PD, të cilën e quan ‘PARTINË TME’.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend. Jam i lumtur që shpreha në takimin me të dërguarën e vendit më demokratik në botë, dhe aleatit strategjik të Shqipërisë, një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë time, siç edhe shpalosa Manifestin Politik, jo vetëm për demokratët, por edhe shoqërinë. Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane.Gjithashtu në takim nënvizuam faktin e pamohueshëm se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira. Për gjërat e mira, për të ardhmen, por edhe ruajtjen e traditës dhe mësimeve të saj, ishte biseda sot. Si kandidat për kryetar i PD dhe si demokrat nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen Ambasdores Kim dhe vendit të saj te i cili shohim jo vetëm partneritetin dhe miqësinë, por edhe misionin e përbashkët për një botë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt. Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless United State of America!”- shkruan Kadilli.

Dy ditë më parë, Kim takoi Shehajn. Të dy janë kandidatë që garojnë për postin e kryetarit të PD-së. Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj fatbardh kadilli kadilli takon kim zgjedhjet ne pd agron shehaj fatbardh kadilli kadilli takon kim zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll