Politike

OFERTA për zgjedhjen e Presidentit, Grida Duma refuzon Spiropalin: E përjashtoj kategorikisht, çdo gjë që është pazar…

3 Qershor 2021, 14:03 Nga DOSJA
OFERTA për zgjedhjen e Presidentit, Grida Duma refuzon Spiropalin: E

TIRANË– Deputetja e zgjedhur Grida Duma ka refuzuar kategorikisht që të bëjë pazare me maxhorancën për zgjedhjen e Presidentit, ofertë që u soll një ditë më parë në tavolinë, nga vetë ministrja Elisa Spiropali.

E ftuar në “Top Talk”, Duma tha se sa herë që kryeministri Edi Rama e shtrin dorën, e bën për diversion. Ajo shtoi më tej se nëse Rama dëshiron të tregojë se drejtësia në vend funksionon, duhet të lërë gjykatat që të zbardhin krimet elektroale. 

“E përjashtoj kategorikisht, çdo element që ti ma quan pazar…Negociatë apo ajo, se si zgjidhet Presidenti. Për mua le ta çojnë ta zgjedhin Presidentin me referendum popullor. Nuk është kjo çështja tani. Në çdo moment që Rama e shtrin dorën, për mua është diversion. Nëse ky njeriu dëshiron të bëhet një njeri institucionesh sepse demokrat nuk bëhet kurrë, duket të tregojë që gjykatat, SPAK etj, etj, funksionojnë dhe të veprojnë për krimin elektoral,”- tha Duma.

Një ditë më parë, në të njëjtën studio, Spiropali zgjeroi ofertën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, duke u ofruar dhe postin e Presidentit. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisa spiropali grida duma rama ftese bashes elisa spiropali grida duma rama ftese bashes

Sondazh

Poll