Politike

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Nuk bëjmë gjueti shtrigash

3 Qershor 2021, 11:53 Nga DOSJA
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Nuk bëjmë gjueti shtrigash

TIRANË– Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula raportoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u pyet nga një prej deputetëve të kuvendit në lidhje me dosje “VIP”, pra sipas tij, të politikanëve që mbajnë funksione pavarësisht se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Sula tha se institucioni që ajo drejton nuk bën gjueti shtrigash. Megjithatë ajo u shpreh se çdo viktimë apo familjar që kërkon informacione për dosjen e tij mund ta marrë atë.


“Ne nuk bëjmë gjueti shtrigash. Nuk është se i zgjedhim me dorë, këtë, apo atë. Unë ju shpjegova si funksion. Ka dy mënyra, së pari viktima vetë dhe familjari i vet keni të drejta të plota të njohjes me dosjen e familjarëve tuaj të përndjekjes, së gjyqit, të bashkëpunëtorëve biles pasi merrni dokumentin ku ka pseudonime ju mund të merrni deshifrimin. Kjo është një proces masiv për ne. Ne kemi bërë dhe dekodime. Jo të gjithë shqiptarët kanë dëshirë që të dinë bashkëpunëtorët. Shumë pak kanë kërkuar zbardhje bashkëpunëtorësh. Është personale. Përgjithësisht janë të interesuar për fatin. Në përgjithësi nuk shikoj obsesionin për të dekoduar bashkëpunëtorin. Thonë “po e lexojmë këtë dosje për ta mbyllur, jo për të hapur një cikël urrejtje dhe hakmarrje”. Iu pëlqen që e vërteta të thuhet. Që balta për familjarin të hiqet”.

Kuvendi i Shqipërisë! Prezantohen raportet vjetore, deputetët shkrihen së qeshuri, Murrizi komenton videot e Enkeleda Kapedanit: Botox dhe veshje të shtrenjta, ku i gjejnë paratë?

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gentiana sula seance plenare 3 qershor 2021 gentiana sula seance plenare 3 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 3 Qershor 2021, 07:44

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot, një ditë pas nisjes së viziës zyrtare, arsyet e bënë të ‘mblidhte’ kabinetin dhe të ‘arratisej në Turqi, dhe duke l...