Politike

“Kushtetuesja” shtyn më 15 qershor gjyqin për ‘Teatrin Kombëtar’! E kërkoi Presidenca: Na duhet kohë! Hedh poshtë

3 Qershor 2021, 06:36 Nga DOSJA
“Kushtetuesja” shtyn më 15 qershor gjyqin për

TIRANË– Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot padinë e presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar, gati një vit më parë.  Vendimi u vendos të shtyhet për në seancën tjetër, më 15 qershor, duke pranuar kështu kërkesën e Presidencës për më shumë kohë për t’u njohur me provat.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces, duke shtuar se secila palë duhet të dorëzojë provat brenda datës 8 qershor, deri në orën 12:00. Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen, ndërsa seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.

Kjo pasi në seancën e sotme, Dervishaj pretendon se vetëm dje i janë vënë në dispozicion 19 materialet e këRkuara nga Këshilli i Ministrave, duke e bërë të pamundur lëvrimin e tyre për të paraqitur mbrojtjen për padinë e depozituar. Po ashtu ai ka kërkuar që pjesë e procesit të jenë edhe 14 dëshmitarë; aktorë, politikanë dhe senatorë italianë, të përfshirë në çështje. Paraprakisht, Dervishaj ka bërë me dije se ka komunikuar me secilin prej dëshmitarëve, duke konfirmuar edhe prezencën e tyre.

Kërkesës së Dervishajt për dëshmitarët, i është bashkuar edhe përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Kjo e fundit i ka shtuar listës së dëshmitarëve edhe emrat e dy “krerëve” të kabinetit qeverisës, Edi Rama dhe zëvëndësit të tij, Erion Braçe. Para togave të zeza kanë diskutuar edhe përfaqësuesja e Kuvendit, Merita Qato dhe ai i Qeverisë.

Qato ka pranuar kërkesën e Dervishajt për më shumë kohë, ndërsa kolegu i saj pretendon se dokumentat që kërkojnë zyrtarë të Presidencës, nuk janë detyrim ligjor. Sipas tij, VKM-ja për truallin është tashmë e ezauruar, ndërsa ligji special i ka prodhuar efektet e tij me ngritjen e Komisionit Negociues.

Ndërkohë, një ditë para zhvillimit të seancës plenare për dy paditë e dorëzuara nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit dorëzuan një dokument me kërkesa ndaj organit të drejtësisë. Në dokument ata kërkonin që godina e Teatrit të ndërtohej në të njëjtin vend dhe po ashtu siç edhe ishte më parë. Vetë kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledar dervishi gjykata kushtetuese gjyqi per teatrin ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar bledar dervishi gjykata kushtetuese gjyqi per teatrin ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Politike 3 Qershor 2021, 07:44

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot, një ditë pas nisjes së viziës zyrtare, arsyet e bënë të ‘mblidhte’ kabinetin dhe të ‘arratisej në Turqi, dhe duke l...