Politike

Rama zbulon projektet që e çuan në Turqi: Ndërtimi i fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, dronë superinteligjentë dhe Te

3 Qershor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Rama zbulon projektet që e çuan në Turqi: Ndërtimi i

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet që e çuan në Turqi për një vizitë dy ditore, zyrtare. Në një status në Facebook, Rama ka publikuar disa foto të bëra gjatë takimeve që ka pasur dhe krah tyre shkruan p;anet për të cilat ka biseduar atje.

E para është ndërtimi i një fabrike të shtatë llojeve të vaksinave. Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë, është pika tjetër e diskutimit.

Më pas, siç bën vetë me dije kryeministri, kanë folur për sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma. I fundit vjen programi i Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare.

Në foto vihet re dhe pjesa e kabinetit që Rama ka zgjedhur të marrë me vëtë, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj dhe Arbjan Mazniku.

Statusi i Ramës:

Ankara- Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare.

Kreu i qeverisë e ka nisur që dje vizitën zyrtare në Turqi. Ai i shkoi në zyrë edhe Presidentit Recep Tayip Erdogan, por asnjë informacion nuk ‘rodhi në media’ në lidhje me bisedën që kanë bërë të dy.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne turqi edi rama edi rama ne turqi

Sondazh

Poll