Politike

Rama në Turqi, pozon krah biznesmenit: Takova distributorin e Sinovac, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së

3 Qershor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Rama në Turqi, pozon krah biznesmenit: Takova distributorin e Sinovac,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me biznesmenin Canturk Alagöz në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon që prej pasdites së djeshme në Turqi.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto me bizensmenin, krah të cilës shkruan se me të ka diskutuar dhe për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike.

Canturk Alagöz është pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac

“PHOTO OF THE DAY. i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…Të shohim,”- shkruan Rama krah fotos.

Kreu i qeverisë e ka nisiur që dje vizitën zyrtare në Turqi. Ai i shkoi në zyrë edhe Presidentit Recep Tayip Erdogan, por asnjë informacion nuk ‘rodhi në media’ në lidhje me bisedën që kanë bërë të dy.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne turqi edi rama edi rama ne turqi

Sondazh

Poll