Aktualitet

Zvarritja vazhdon! Shtyhet për të disatën herë seanca për Redjan Rrajën, mbrotja kërkon kohë

3 Qershor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Zvarritja vazhdon! Shtyhet për të disatën herë seanca

TIRANË– Shtyhet për të disatën herë seanca për Redjan Rrajën. Mbrojtja  e tij kërkon kohë për t’u njohur me provat. Kjo pasi i pandehuri, Rraja ka ndryshuar avokatin mbrojtës dhe ky i fundit ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e plotë të klientit të tij.

Këtë herë Redjan Rraja kishte zgjedhur një avokat tjetër, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës u la në datën 15 qershor, në orën 10:00.  Redjan Rraja, bashkë edhe me Arjol Halilajt, akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, të plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Dy të pandehurit Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar të pafajshëm. 

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll