Aktualitet

GRABITET i moshuari/ Arrestohet autorja, 36-vjeçarja vodhi 75 mijë euro në banesën në Përmet, shpallet në kërkim bashkë

3 Qershor 2021, 07:52 Nga DOSJA
GRABITET i moshuari/ Arrestohet autorja, 36-vjeçarja vodhi 75 mijë

PËRMET– Një 63-vjeçar ka rënë pre e grabitjes në Përmet. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë 36-vjeçarja Ordeta Shahini, banuese në Përmet, ndërsa u shpall në kërkim i riu me inicialet, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Mësohet se gruaja ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e Koç Prekës.

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij. Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”). Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koc preka ordeta shahini vjedhje në përmet koc preka ordeta shahini vjedhje në përmet

Sondazh

Poll