Aktualitet

Evgjeni Baxho është vrarë? Karamuça: Është ritual vdekjeje, ia ka bërë tjetër kush ato shenja, i ka marrë jetën

2 Qershor 2021, 19:22 Nga DOSJA
Evgjeni Baxho është vrarë? Karamuça: Është

TIRANË– Kriminologu Ervin Karamuça ka deklaruar se rasti i 23-vjeçares Evgjeni Baxho është një vrasje e mirëfilltë. Në një lidhje me Skype në Open, Karamuça tha se shenjat në trupin e të resë janë bërë nga një tjetër persona, dhe kjo është një vrasje.

Ai shtoi se edhe personi që është autori, edhe viktima, në momentin kur kryejnë ritualin nuk janë të vetëdijshëm. Sipas Karamuçës, ata e kuptojnë më vonë veprën e rëndë që kanë kryer.

Pjesë nga biseda:

Ervin Karamuça: Ky është një ritual vdekje, janë shenja simboli të vdekjes. Nuk bëhet fjalë për vetëvrasje dhe për agjërim. Bëhet fjalë për vepër të kryer nga një tjetër person që i ka sjellë vdekjen, i ka marrë jetën. Ai që i kryen këto gjëra, nuk është në gjenjde normale. Është në gjendje shoku, duhet ta dini këtë gjë. Por që në atë moment që kryen veprën, ndodhet në agoni, nuk e kupton ç’po bën.

Eni Vasili: Po thoni që kemi të bëjmë me një vrasje?

Karamuça: Praktikisht është e tillë, por nuk mund të themi si vepër penale pasi nuk kllasifikohet si e tillë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin karamuça vdekja e evgjeni baxhos ervin karamuça vdekja e evgjeni baxhos

Sondazh

Poll