Aktualitet

Vendimi për heqjen e abonesë së përgjithshme/ Qytetarët protestojnë: Po detyrohemi të lëvizim në këmbë

2 Qershor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Vendimi për heqjen e abonesë së përgjithshme/ Qytetarët

TIRANË– Vendimi i heqjes së abonesë së përgjithshme ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek qytetarët e Tiranës të cilët pasditen e sotme kanë organizuar një protestë përballë Bashkisë së Tiranës ku kundërshtojnë vendimin e Bashkisë.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim dhe kërkojnë anulimin e tij duke qenë se heqja e abonesë së përgjithshme i rëndon shumë ata dhe janë të detyruar të ecin në këmbë. Per ta shqetësim është edhe mungesa e abonesë studentore.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe studentë të cilët janë të punësuar në kryeqytet dhe janë shprehur se i duhet të ndryshonjë disa urbanë për të shkuar në punë dhe kjo i detyron ata të blejnë tre abone gjë e cila është e papërballueshme për një student.

“Unë personalisht jam studente ndërkohë jam edhe në punë dhe nuk më del në fund të muajit të paguaj tre linja urbanësh. Në familje jemi katër përsona dhe jemi në punë larg, nuk mund ta përballojmë këtë sepse edhe rrogat janë të ulëta. Në urban lëvizin njerëz të shtreses së mesme, nuk duhet të na godasin ne. Jam edhe studente dhe aboneja studentore mungon.”- u shpreh për mediat njëra nga protestueset.

“Aboneja e studentëve, mungon në treg që prej një viti e gjysmë, me pretekstin se nuk ka më student në Tiranë. Përpos kësaj, në tre muajt e ardhshëm nuk do kemi as abonenë e përgjithshme. Aboneja mungon dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës.”- u shprehën për mediat protestuesit.

Ndër pankartat që protestuesit mbajnë në duar shkruhet: Më lirë Tiranë -Durrës se sa Tiranë-Tiranë, O usta ndize kondicionerin, Shtyhu se na zuri dera, mos bllokoni derën.

Organizimi i protestës ishte paralajmëruar që do të mbahej pasditen e sotme në orën 18:00 pasi ishin shpërndarë postera kudo me mbishkrime “Refuzo biletën. Rikthe abonenë. Protesto”.

Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, por tashmë do të duhet të përdoret vetëm ajo e linjës që kushton 1200 lekë, ose do të duhet të paguajnë biletën që kushton 40 lekë.

LAJM KRYESOR/‘Refuzo biletën, rikthe abonenë’/ Qytetarët nisin protestën përballë Bashkisë së Tiranës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet heqja e abonese se pergjithshme protesta heqja e abonese se pergjithshme protesta

Sondazh

Poll