Aktualitet

Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës, drejtori: U mundëson qytetarëve shërbim të njejtë si në Tiranë

2 Qershor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës, drejtori: U

LUSHNJE- Këndi Arkivor është hapur diën e sotme në Bibliotekën e Lushnjes. Falë hapjes së Këndit Arkivor tani studiuesit dhe studentët do të mund të shfrytëzojnë dokumentacionin e Arkivit Qëndor Shtetëror në këtë qytet pa qenë nevoja të vijnë në Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido falenderoi të gjithë personat që bënë të mundur hapjen e këtij Këndi, si dhe theksoi se tani qytetarët e Lushnjes do të kenë mundësi të kenë të njëjtin shërbim si në Tiranë.

“Falënderoj Bashkinë dhe Bibliotekën e qytetit të Lushnjës që u treguan të gatshëm për zhvillimin e këtij projekti të DPA-së që i mundëson qyetetarëve të Lushnjës të njejtin shërbim si në Sallën e Studimit, në Tiranë”, tha Bido.

Të gjitha dokumentacionet që ruhen në këtë Kënd mund të vihen në dispozicion të qytetarëve edhe nëpërmjet platformës elektronike.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit bido arkivit qëndor shtetëror këndit arkivor ardit bido arkivit qëndor shtetëror këndit arkivor

Sondazh

Poll