Aktualitet

EMRI + PAMJET/ Sekuestrohen 15 kg heroinë në Kakavijë, e fshehur në kroskotin e kamionit, arrestohet shoferi

2 Qershor 2021, 18:33 Nga DOSJA
EMRI + PAMJET/ Sekuestrohen 15 kg heroinë në Kakavijë, e fshehur

KAKAVIJË– Shpëtim Pjeshka, 63 vjeç, është vënë në pranga pasi është kapur duke trafikuar heroinë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se Pjeshka u ndalua mbrëmjen e sotme teksa drejtonte një kamion me të cilin po tentonte të kalonte kufirin në Kakavijë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, në dalje, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip kamion, që drejtohej nga Pjeshka. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet doganore dhe shërbimet e FRONTEX-it, u gjetën 15 kg heroinë në koskotin e mjetit.

Pjeshka kishte përshtatur një vend për të futur lëndën narkotike dhe e kishte mbyllur me ngjitëse, por shërbimet përkatëse e zbuluan. 63-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 15 kg heroine ne kakavije shpetim pjeshka sekuestrohen 15 kg heroine ne kakavije shpetim pjeshka

Sondazh

Poll