Mbërrijnë 40 mijë e 800 vaksina në aeroportin “Nënë Tereza”
2 Qershor 2021, 17:40Nga DOSJA
TIRANË– 40 mijë e 800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Facebook.
Kreu i qeverisë, i cili ndodhet në Turqi në një vizitë zyrtare shkruan se në Shqipëri, pritet të vijnë edhe vaksina të tjera anti-covid, sipas kalendarit të kontratave.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari,”- shkruan Rama.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë vaksinuar 776,461 persona. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur në total më shumë se 890 mijë doza të vaksinës kundër COVID. Qeveria parashikon të ketë 1 milion qytetarë të vaksinuar brenda muajit qershor.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE- Këndi Arkivor është hapur diën e sotme në Bibliotekën e Lushnjes. Falë hapjes së Këndit Arkivor tani studiuesit dhe studentët do të mund të shfrytëzojn...
TIRANË- Aksioni i paralajmëruar nga Edi Rama për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në bregdet, nuk është pritur mirë nga operatorët turistikë që operojnë n...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Lezhë. Nga aksidenti kanë mbetur të pagosur Teuta Musaj dhe Sadri Musaj. Mësohet se ...
TIRANË– Vendimi i heqjes së abonesë së përgjithshme ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek qytetarët e Tiranës të cilët pasditen e sotme kanë organizuar një pro...
ZVICËR- Dy persona janë arrestuar në Zvicër, pasi kanë tentuar të paraqiteshin si policë të rremë. Albinfo.ch shkruan se personat e arrestuar janë një shqi...
TIRANË– Ditën e nesërme, më 3 qershor, 34.000 maturantë nga i gjithë vendi do të japin provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Mësohe...
TIRANË– Asnjë viktimë dhe 14 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ...
TIRANË– Jemi drejt fundit të një viti të vështirë shkollor, ku skenarët e mësimdhënies kanë ndryshuar vazhdimisht për shkak të virusit”.“Ka qenë vit ...