Aktualitet

Operatorët turistikë: Të shtyhet për në shtator prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet

2 Qershor 2021, 17:05 Nga DOSJA
Operatorët turistikë: Të shtyhet për në shtator prishja

TIRANË- Aksioni i paralajmëruar nga Edi Rama për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në bregdet, nuk është pritur mirë nga operatorët turistikë që operojnë në vend.

Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Zak Topuzit, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, tha përballë moderatores Armela Ferko se, ky aksion duhet të shtyhet për në muajin shtator.

Edhe Dritan Kondakçiu, operator turistik në Shëngjin, mendon se aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, duhet të shtyhet.

‘Vetë i kanë lënë për ti ndërtuar dhe tani do të ua prishin’, tha Kondakçiu.

Zak Topuzi: Nuk duheshin lejuar ndërtimet pa leje, bashkitë nuk duhej që ti lejonin. Prishja në këtë moment nuk është koha e duhur. Mezi nisëm një sezon turistik, pasi edhe turistët kanë nisur të vijnë nga Ukraina dhe Bjellorusia, si dhe ardhje të shumta nga Kosova.

Duhej që të ishin shtyrë për në shtator. Zgjidhja do të ishte pastrimi i menjëhershëm i këtyre mbetjeve që të mos ketë një pamje shkatërrimesh. Sezoni i kaluar ishte vetëm për mbijetesë.

Dritan Kondakçiu: Nuk e dimë se sa ndërtime janë pa leje. Nuk është një kohë e përshtatshme kjo për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ne nuk duhet të paraqesim skena me prishje dhe fadroma, që tregojnë vetëm keqardhje. Asnjë turist nuk preferon që të shkojë në zona ku ka shembje.

Këto veprime mund të anashkaloheshin deri sa të kalojë periudha e sezonit turistik. Shteti duhet ti pengojë këto aktivitete për të punuar, që të mos i shfrytëzonin ndërtimet pa leje. Vetë i kanë lënë për ti ndërtuar dhe tani do të ua prishin.

Syri.net

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan kondakçiu edi rama zak topuzit dritan kondakçiu edi rama zak topuzit

Sondazh

Poll