“Bitcoin është haram”/ Myftnia e Shkupit ndalon përdorimin e kriptomonedhave
2 Qershor 2021, 16:17Nga DOSJA
KOSOVË-Myftnia e Shkupit ka nxjerrë një njoftim ku ka shprehur qendrimin e saj dhe të komunitetit mysliman në lidhje me monedhat virtuale.
Në njoftimin e Myftinisë së Shkupit thuhet se të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike për arsye se ato konsiderohen si “haram”.
Njoftimi:
Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre? Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore. Në vazhdim, do të paraqesim emrat e disa dijetarëve dhe intitucioneve relevante në lidhje me qëndrimin e Islamit, respektivisht, dispozitën e Sheriatit Islam, të cilët janë të mendimit se, përdorimi i këtyre monedhave është i ndaluar (haram); 1. Departamenti (Zyra) për Çështje Islame dhe Veprimtari të Mirë, pranë qeverisë së (Imares – Principatës) Dubait, nr. i fetvas: 69053, data: 31.30.2020. 2. Komisioni i Përgjithshëm për Çështje Islame dhe për Vakëf, Imaratet Arabe të Bashkuara, nr. i fetvas: 131131, data: 24.02.2021. 3. Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman, Katar. Prononcim i Sekretarit të Përgjithshëm (Gjeneral) të këtij unioni, Dr. Ali Karadagi, në Al-Xhezira Mubashir, data: 27.02. 2021. Ku në mënyrë të detajuar sqaroni shkaqet e ndalimit të këtyre monedhave.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI- Gjermania ka në plan të ndërtojë një rezervë vaksinash nëse në të ardhmen do të dalë ndonjë pandemi tjetër. The Guardian shkruan se kapaciteti rezervë...
Bota 2 Qershor 2021, 15:38
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e l...
KINË– Disa të rinj në Kinë u përpoqën të piqnin mish në flakën që nxjerr marmita e Lamborghini-t por dështuan madje u befasuan nga pasojat.Në videon që po ...
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se SHBA do të shpërndajnë së shpejti vaksina anti-Covid në të gjithë botën. Washington Post, shk...
BELGJIKË-Një ushtar belg i quajtur Jürgen Conings dhe që ndryshe njihet si “Rambo i Belgjikës” është në kërkim nga ushtria dhe forcat speciale të Belgjikës...
MEKSIKA- Një gropë e madhe në Meksikën qendrore po kërcënon shtëpitë e banorëve në Santa Maria Zacatepec. Mediat e huaja raportojnë se gropa e madhe e krijuar ...
Opozita demokratike Bjelloruse dhe disa qeveri perëndimore bënë thirrje për sanksione më të ashpra kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos pas ndryshimit të d...
BELGJIKË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bëlgjikën ku një adoleshnete rreth moshës 14-vjeçe është përdhunuar nga një grup prej 5 adoleshentësh dhe ...
TURQI- Boban Tomovski, shtetasi maqedonas i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i mafjozit të njohur turk Sedat Peker, është arrestuar ditën e sotme në aeroporti...
KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen në datën 31 tetor.Lajmin e dha vetë Hoxh...