Bota

Gjermania pritet të ndërtojë kapacitete rezervë vaksinash për të luftuar pandemitë e ardhshme, Ministri i Shëndetësisë

2 Qershor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Gjermania pritet të ndërtojë kapacitete rezervë vaksinash

GJERMANI- Gjermania ka në plan të ndërtojë një rezervë vaksinash nëse në të ardhmen do të dalë ndonjë pandemi tjetër. The Guardian shkruan se kapaciteti rezervë për vaksinat do të jetë rreth 600-700 milion doza në vit.

Qeveria ka në plan të nisë një thirrje për të gjetur kompanitë që do të marrin tenderin e prodhimit të vaksinave. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se kjo po bëhet në mënyrë që qeveria të reagojë më shpejtë nëse një pandemi, ose një e keqe në të ardhmen do të ndodhë.

“Ne duam të hedhim tenderin për disa kompani dhe disa lloje vaksinash dhe jo vetëm një,” tha Spahn.

Në Gjermani janë vaksinuar plotësisht 15,6 milion persona me vaksinat kundër Covid, ndërsa 51,5 milion doza vaksinash janë dhënë në total.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermania nderton rezerve vaksinash jens spahn gjermania nderton rezerve vaksinash jens spahn

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 15:38

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e l...