Bota

2 Qershor 2021, 15:38 Nga DOSJA

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e luftës e UÇK-në.

Në një postim në twitter Ministrja e Jashtme e Kosovës, i ka quajtur pohimet e artikullit nga NZZ si të rreme.

“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, -ka shkruar ajo.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, -ka shkruar Gërvalla.

Diten e djeshme mediumi zvicerian publikoi një intervistë të Donika Gërvalla. Në tekstin e shkruar përmendej se Gërvalla kishte pohuar se pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla nzz donika gërvalla nzz

Sondazh

Poll