Aktualitet

Tjetër ditë pa viktima! MSH jep bilancin e 24-orëve: Asnjë humbje jete nga COVID, 14 raste të reja

2 Qershor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Tjetër ditë pa viktima! MSH jep bilancin e 24-orëve: Asnjë

TIRANË– Asnjë viktimë dhe 14 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3,057 testime të kryera vetëm 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 48 të tjerë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,057

Testime totale 726,739
Raste pozitive 132,351
Raste të shëruara 129,521
Raste Aktive 379
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128
Korçë 63
Shkodër 59
Berat 33
Lezhë 25
Elbasan 23
Vlorë 13
Gjirokastër 14
Durrës 6
Kukës 6
Fier 4
Dibër 5

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2021, 13:51

TIRANË– Gazetari Milaim Zeka i ka konsideruar të tepërta reagimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm në lidhje me videot e publikuara të kryegjyqtares Enkeled...