Grabitja në Vaun e Dejës, policia del me njoftim zyrtar: Hajdutët e armatosur morën dhe bizhuteri
VAU I DEJËS– Policia ka dalë me njoftim zyrtar për grabitjen e ndodhur në Vaun e Dejës. Në njoftim sqarohet se shuma e parave që është grabitur është 50 mijë lekë të reja. Sipas policisë, autorët kanë marrë edhe bizhuteri.
Njoftimi i policisë i Vaut të Dejës
Më datë 02.06.2021, rreth orës 03:10, në fshatin Stajka, Vau i Dejës, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur shumën 50.000 lekë dhe bizhuteri në banesën e shtetasit P. M. dhe janë larguar pa u diktuar nga i zoti i banesës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të kësaj ngjarjeje.
Grabitja ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Tre persona me maska dhe me armë, u futën në shtëpinë e Pashk Melit në fshatin Stajkë të Bashkisë Vau i Dejës. Ata morën paratë dhe serverin e kamerave të sigurisë dhe janë larguar.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Spiro Maliqi emërohet prefekt në qarkun e Elbasanit, zëvendëson deputetin e zgjedhur, Klevis Xhoxhin
ELBASAN– Spiro Maliqi është emëruar Prefekti i ri në qarkun e Elbasanit. Maliqi, i cili më herët mbante postin e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së...
Ushtarët amerikanë pushtojnë gabimisht fabrikën në Bullgari, Ambasada amerikane u kërkon falje kompanisë dhe punonjësve
BULLGARI– Një indicent i pazakontë ka ndodhur në një fabrikë në Bullgari e cila u pushtua gabimisht nga disa ushtarë amerikanë.Ushtarët e Brigadës 173 Ajr...
Strasburgu refuzon kërkesën e ish-gjyqtares Xhoxhaj: Nuk ka shkelje në procesin e Vettingut
TIRANË– Gjykata e Strasburgut (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj për të shqyrtuar rasti...
I drejtuan armën djalit që i pa! Grabitet shtëpia në Vaun e Dejës, autorët me maska marrin 500 mijë lekë dhe serverin e
VAU I DEJËS– Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra në banesën e Pashk Melit në fshatin Stajkë të B...
RENEA e FNSH asgjësojnë 4 mijë rrënjë kanabis në Lezhë, nxirret jashtë “loje” Policia Lokale, frikë nga lar
LEZHË– Një operacion i nisur të shtunën në zonën e Krujës është vijuar edhe pasditen e djeshme në Lezhë. (Shiko këtu) Operacioni u zhvillua nga forca...
“Kjo sjelle nuk do të mbetet pa ndëshkuar”, kryebashkiaku i Tropojës denoncon shkatërrimin e qindra fidanëve në aksin
TROPOJË– Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka denoncuar me foto dhe video shkatërrimin e qindra fidanëve të mbjellura në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan. P...
Vrau shokun e tij, Marjus Dema kërkon ndryshimin e masës, Apeli nuk pranon ankimimin, i riu mbetet në burg
TIRANË– Apeli nuk e ka pranuar ankimimin e Marjus Demës, për të ndryshuar masën e sigurisë që është dhënë ndaj tij. Ai akuzohet për vrasjen e shokut të tij...
Aksident në Tiranë, mjeti përplas 54-vjeçaren në vijat e bardha dhe largohet nga vendi i ngjarjes, gruaja mbetet e shtrirë
TIRANË– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë. Mësohet se një mjet ka aksidentuar një këmbësore 54-vje&c...
Parcelat me kanabis të mbjella në Kepin e Rodonit! Policia zbulon 200 rrënjë, shoqërohen 15 të dyshuar, asnjë gjurmë nga
DURRËS– Policia e Durrësit ka zbuluar ditën e sotme tre parcela të mbjella me kanabis. Lënda narkotike u gjet pranë zonës së Kepit të Rodonit në Durrës. Në...