Aktualitet

Strasburgu refuzon kërkesën e ish-gjyqtares Xhoxhaj: Nuk ka shkelje në procesin e Vettingut

2 Qershor 2021, 13:15 Nga DOSJA
Strasburgu refuzon kërkesën e ish-gjyqtares Xhoxhaj: Nuk ka shkelje

TIRANË– Gjykata e Strasburgut (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj për të shqyrtuar rastin e shkarkimit të saj nga Dhoma e Madhe.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Strasburgut, ka lënë në fuqi aktgjykimin e datës 9 shkurt të këtij viti, përmes të cilit u shpreh se nuk ka asnjë shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut, në procesin e Vettingut që solli shkarkimin e Xhoxhajt.

Në muajin për çështjen e Xhoxhajt, Dhoma prej 7 gjyqtarësh e GJEDNJ-së vendosi se nuk ka pasur shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në shkarkimin e ish-gjyqtares.

Altina Xhoxhaj, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese u largua nga detyra më 3 maj të vitit 2018. Xhoxhaj u shkarkua nga posti, pasi nuk arriti të kalojë Vettingun. Ajo apeloi vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa Kolegji vendosi ta lërë atë në fuqi. Më pas, Xhoxjah vendosi të shkojë në Strasburg, duke i dalë kundër Shqipërisë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altina xhoxhaj gjykata e strasburgut altina xhoxhaj gjykata e strasburgut

Sondazh

Poll