Aktualitet

“Kjo sjelle nuk do të mbetet pa ndëshkuar”, kryebashkiaku i Tropojës denoncon shkatërrimin e qindra fidanëve në aksin

2 Qershor 2021, 11:36 Nga DOSJA
“Kjo sjelle nuk do të mbetet pa ndëshkuar”, kryebashkiaku

TROPOJË– Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka denoncuar me foto dhe video shkatërrimin e qindra fidanëve të mbjellura në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan.


Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kryebashkiaku i bën thirrje ograneve të identifikojnë personat të cilët kanë shkatërruar fidanët. Byberi shkruan më tej se kërkon mbështetjen e komunitetit, pasi kujdesi për mjedisin është detyrim moral për të gjithë.

“Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar”, shkruan kryebashkiaku krahas pamjeve.

Postimi i plotë:

E paprecedent! Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan janë shkatërruar.

Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.

Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithve.

Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar.

Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua,as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rexh byberi shkaterrimi i fidaneve ne tropoje rexh byberi shkaterrimi i fidaneve ne tropoje

Sondazh

Poll