Aktualitet

Aksident në Tiranë, mjeti përplas 54-vjeçaren në vijat e bardha dhe largohet nga vendi i ngjarjes, gruaja mbetet e shtrirë

2 Qershor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, mjeti përplas 54-vjeçaren në

TIRANË– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë. Mësohet se një mjet ka aksidentuar një këmbësore 54-vjeçare në vijat e bardha dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Gruaja ka mbetur e shtrirë në tokë ndërsa shumë njerëz janë mbledhur pranë saj për t’i dhënë ndihmën e parë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për të marrë të lënduarën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 02.06.2021, rreth orës 13:05, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues R. B., ka përplasur këmbësoren shtetasen D. K., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne unaze mjeti perplas gruan ne tirane aksident ne unaze mjeti perplas gruan ne tirane

Sondazh

Poll