Aktualitet

Parcelat me kanabis të mbjella në Kepin e Rodonit! Policia zbulon 200 rrënjë, shoqërohen 15 të dyshuar, asnjë gjurmë nga

2 Qershor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Parcelat me kanabis të mbjella në Kepin e Rodonit! Policia zbulon 200

DURRËS– Policia e Durrësit ka zbuluar ditën e sotme tre parcela të mbjella me kanabis. Lënda narkotike u gjet pranë zonës së Kepit të Rodonit në Durrës. Në një parcelë janë gjetur 150 rrënjë kanabisi, ndërsa në dy të tjerat 50 rrënjë.

Ato janë zbuluar gjatë një aksioni të policisë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa ishin mes zonave pyjore, larg prej banesave. Autorët që ruanin parcelat janë larguar, ndërsa policia po punon për asgjësimin e fidanëve.

Bëhet e ditur se deri më tani janë shoqëruar rreth 15 persona në komisariat. Ata janë të dyshuar si persona që kanë dijeni për parcelat me kanabis apo me autorët.

Ky është operacioni i tretë që po zhvillohet në vend kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Një ditë më parë u zhvillua operacioni në Lezhë, ndërkohë që dy ditë më parë në Krujë dhe në Fushë-Krujë. Alarmin për lëndët narkotike e ka dhënë fillimisht Guarda Di Finanza, e cila vuri në lëvizje institucionet shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parcelat me kanabis ne durres parcelat me kanabis ne durres

Sondazh

Poll