Aktualitet

2 Qershor 2021, 13:51 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Milaim Zeka i ka konsideruar të tepërta reagimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm në lidhje me videot e publikuara të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila ‘sfilonte’ në korridoret e Gjykatës së Elbasanit teksa dhe këndonte këndën “Mafia”. I ftuar në “Shqipëria Live”, Zeka tha se vetëm shqiptarët të sullen kur ti rrëzohesh.

Sipas Zekës, gjyqtarja ka bërë disa veprime që do t’I bënte edhe gruaja apo vajzat e tij. Zeka shtoi se problem duhet të jenë vendimet që merr gjyqtarja dhe jo këto video.

Pjesë nga biseda:

Milaim Zeka: Kali është kal, por kur rrëzohesh para tij, asnjëherë nuk të sulet. Ose ulet dhe ai, ose ngrihet me këmbë lart. Vetëm shqiptarët i hidhen mbi shpinë një njeriu të rrëzuar. Gjyqtarja në fjalë ka bërë një veprim që mund ta bënte edhe gruaja ime, vajzat e mia. Të gjithë kemi jetën tonë private.

Erjona Rusi: Vajzat e tua nuk janë gjyqtare…

Milaim Zeka: Ministria e Drejtësisë reagon me një deklaratë Tik-Toku, ç’i hyn në punë kjo gjë ministers.

Erjona Rusi: Jo ajo ka thënë se nuk i komenton videot, por ka shtuar se Kapedani po hetohet për lirimin e një të dënuari..

Milaim Zeka: Pse tani dolën këto skandale…?

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimin e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares. Vendimi për të ardhmen e gjyqtares do të merret në mbledhjen e sotme. 

Kërkesa për shkarkimin e Kapedanit u dorëzua dje nga Artur Metani Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani milaim zeka videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani milaim zeka videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll