Aktualitet

Komentoi videot e Kapedanit, Flamur Vezaj DENONCON Gjonajn: Pse nuk fole për bashkëjetuesin e ish-shefes së kabinetit në Min

1 Qershor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Komentoi videot e Kapedanit, Flamur Vezaj DENONCON Gjonajn: Pse nuk fole

TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka aluduar për lidhjen e ish-shefes së kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe klanit “Ndrangheta”. Në një postim në Facebook, teksa komenton videot virale të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, Vezaj ‘cek’ edhe reagimin e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Vezaj pyet se përse nuk flet Gjonaj për dorëheqjen e shefes së kabinetit, ngjarje që ndodhi në momentin që plasi skandali i “’Ndrangheta”-s në Shqipëri.  

Postimi i gazetarit Flamur Vezaj:

Gjyqtarja Kapedani, 22 vjeçe në Shkollën e magjistraturës, 25 vjeçe gjyqtare dhe 30 vjeçe kryetare e Gjykatës në Elbasan! Çfarë prisnit tjetër nga adoleshentë me veladon gjyqtari që Shkolla e Magjistraturës prodhon çdo ditë, biles ka edhe një lëndë aty, ‘Etika’, që Kapedani ka marr 10 kuptohet.Karriera e suksesshme. me ndihmën e atyre nga Shijaku dhe Tik-Tokut. Kuptohet se disa nga anëtarët e KLGj-së, përveç se janë ndjekës të rregullt të Kapedanit kanë bëre edhe like.

Pastaj ç`keni që jeni nxehur kaq shumë se Kodi i Etikes vetëm para një muaji u miratua nga KLGJ-ja, e cila ka plot kusure sidomos për disa gjyqtare të Gjykatës së Lartë për të cilët do dëgjohemi shpejt. Paska reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, po kjo pse nuk foli apo të jap shpjegime. Pse shefja e saj e kabinetit dha dorëheqje pa rënë në sy në media, sapo plasi skandali i Ndraghetës në Shqipëri!? Çfarë përfaqëson bashkëjetuesi i saj italian?! Apo për këto s`duhet të flasim se Ndragheta është ‘lule mos e prek’ në Shqipëri.

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj flamur vezaj etilda gjonaj flamur vezaj

Sondazh

Poll