Aktualitet

Mungesa e transportit, sfida me të cilën përballen çdo ditë studentët në Durrës! Nuk kanë mundësi udhëtimi për në k

1 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Mungesa e transportit, sfida me të cilën përballen çdo

DURRËS– Prej disa muajsh shërbimi i transportit urban në linjën që lidh qendrën e Durrësit me kampusin universitar në Spitallë nuk funksionon, duke shkaktuar probleme për qindra studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të cilët tashmë i janë kthyer auditoreve.

Djali:“Shpesh vonohemi për konsultimet. Është shumë e vështirë.”

Studentja me këmishë të bardhë: “Kemi 2 javë që vijmë për provime dhe detyrohemi të marrim taksi, po kjo nuk është e përballueshme për ne. Jemi studentë.”

Studentja me bluze të kuqe: “Duhet të vijmë ose në këmbë 1,5-2 orë ose me taksi. Jemi të detyruar që ose të lejmë shkollën ose të na vendosin urbanë. Ndryshe do të protestojmë.”

Studentja me bluze bezhë:“Duhet të presim në vapë, shi, të ftohtë. Kemi tentuar dhe kemi bërë kërkesë, por askush nuk na është përgjigjur.”

Përmes klinikës së Ligjit që funksionon pranë këtij universiteti, studentët i janë drejtuar Bashkisë për marrjen e masave dhe ofrimin e shërbimit të transportit publik në këtë linjë, pasi po cenohet dhe ecuria e procesit akademik, pas një viti të vështirë pandemik.

Av. Dorina Ndreka, pedagoge: “Kemi bërë një kërkesë me shkrim bashkisë Durrës si instituacioni përgjegjës dhe kontraktues me shoqërinë e transporteve që ofron shërbimin publik. Ndërsa presim një reagim, duhet një ndërgjegjësim sepse janë 3 fakultete me një numër shumë të madh studentësh, pa përmendur punonjësit e tjerë në zonë dhe universitet.”

Në bazë të kontratës 10-vjeçare, të nënshkruar me bashkinë në shtator të vitit të kaluar, operatori i kësaj linje nuk duhet të pezullojë apo braktisë shërbimin, ndërsa duhet të afishojë oraret e shërbimit dhe të njoftojë qytetarët kur ka ndryshime, detyrime këto që nuk janë zbatuar.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres mungesa e transportit durres mungesa e transportit

Sondazh

Poll