Aktualitet

EMRI+FOTO/ Sherr me grupeve në Turqi, humb jetën adoleshenti shqiptar plagoset bashkatdhetari i tij

1 Qershor 2021, 16:16 Nga DOSJA
EMRI+FOTO/ Sherr me grupeve në Turqi, humb jetën adoleshenti

TUQRI- Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Turqi mbrëmjen e kaluar, ku pas një sherri mes grupeve me thika ka humbur jetën një adoleshent shqiptar dhe është plagosur bashkatdhetari i tij. Haberturk shkruan se ngjarja ndodhi në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Sherri në Turqi mes dy grupeve të huaja nisi për shkaqe banale dhe përfundoi në plagosjen e shqiptarit me iniciale B. M. dhe vrasjen e shokut të tij me emrin Serxho Sharra. 19-vjeçari Sharra, i cili u plagos me thikë, u dërgua në spitalin Bakırköy Dr, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra, ndërkohë që shoku i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia turke ende po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të kapur autorët e ngjarjes, të cilët u larguan pasi plagosën shqiptarët.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet serxho sharra sherr me thika ne turqi serxho sharra sherr me thika ne turqi

Sondazh

Poll