Aktualitet

Trafikimi i vajzave/ Pastori përlotet në studio: Njëra prej tyre është gazetare e njohur në Britani, tjetra…

1 Qershor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Trafikimi i vajzave/ Pastori përlotet në studio: Njëra prej tyre

TIRANË– Pastori Paulin Vilajeti ka komentuar trafikun e qënieve njerëzore në Shqipëri, “aktivitet” që pati “boom” pas viteve 1997. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, pastori ka treguar se ai ndihmonte vajzat që të mos trafikoheshin nga bandat kriminale drejt vendeve të tjera.

Vilajeti tregoi një prej historive të trishta të asaj kohe, ku shpëtoi njërën prej vajzave që sot është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe.

“Kur pashë intervistën e vajzës mu rikthye viti ’97, është koha më e errët e vendit. Grupet kriminale i merrnim vajzat fshehurazi në makinë e i dërgonin prostituta. Më kanë qëlluar dy raste, tentova t’i shpëtoja por nuk ia dola, shkova vonë, ato i kishin marrë. Historinë e njërës e di dhe lavdi zotit është mirë, kurse fatin e tjetrës nuk e di. Një prej vajzave që do të trafikohej është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe,”- tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paulin vilajeti trafiku i qenieve njerezore paulin vilajeti trafiku i qenieve njerezore

Sondazh

Poll