Aktualitet

PD denoncoi rënien e suvasë në Pediatrinë e Tiranës, QSUT: S’ka fëmijë të dëmtuar, i kontrolluam! Ekspertët po hetoj

1 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
PD denoncoi rënien e suvasë në Pediatrinë e Tiranës,

TIRANË- Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka konfirmuar se një pjesë e suvasë në tavanin e Pediatrisë ka rënë, por fatmirësisht nuk ka fëmijë të dëmtuar. Në reagimin zyrtar, njoftohet se një grup ekspertësh ka nisur hetimet për të vlerësuar shkaqet e incidentit dhe marrjen e masave, ndërsa shtojnë se dy pacientët s’kanë asnjë dëmtim. 

Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome. Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme,”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Denoncimi u bë nga deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Vlorës, Ina Zhupa, e cila ndau edhe fotot nga brenda dhomës, ku duket se suvaja e tavanit që ka rënë mbi shtrat.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ina zhupa plagoset femija ne spitalin pediatrik qsut spitali pediatrik ina zhupa plagoset femija ne spitalin pediatrik qsut spitali pediatrik

Sondazh

Poll