Aktualitet

Vrau një grua para të bijës 8-vjeçare! Shqiptari shkon në Angli, kërkon azil: Kam frikë nga gjakmarrja, mos më ktheni!

1 Qershor 2021, 09:12 Nga DOSJA
Vrau një grua para të bijës 8-vjeçare! Shqiptari shkon

BRITANI E MADHE- Një vrasës i dënuar në Shqipëri, me iniciale A.M., i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me 68 emigrantë të tjerë shqiptarë ka kërkuar azil me pretendimin se ka frikë nga gjakmarrja nëse dërgohet pas në vendlindje.

Vrasësi shqiptar, i cili qëlloi për vdekje një grua para vajzës 8-vjeçare, pohon gjithashtu se edhe vetë është një viktimë e trafikimit pasi u dërgua në Angli me anije peshkimi duke paguar 3,000 paund.

Ai është mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit të shkuar teksa kërkon që të mos depërtohet në Shqipëri. Por edhe në Britani, i riu shqiptar nuk është “në rrugën e duhur” pasi u kap nga Policia me drogë të klasit A. Ndërkohë që në Shqipëri, përveç dënimit me 15 vjet për vrasje, ai është burgosur për dy vjet për vjedhje dhe 16 muaj për një vepër tjetër penale që ende nuk dihet. 

Vrasësi, të cilit i është dhënë anonimati nga gjykata, ishte midis 69 shqiptarëve që kanë qenë në gjendje të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një “ngërçi” ligjor. Anija e tyre u pikas në kohë, por Policia nuk i prangoste dot pasi ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike – një kriter kyç sipas ligjeve britanike.

Dy ditë pasi kishte mbërritur në Shqipëri, vrasësi shqiptar paraqiti një kërkesë për azil. 42-vjeçari pretendoi se ishte trafikuar në Greqi si adoleshent dhe ishte rrahur dhe detyruar të punonte atje. Shqiptari gjithashtu pretendoi se ai ishte viktimë e torturave dhe se ishte rrahur nga Policia greke e kishte rrahur në burg. 

Marrë dhe përkthyer nga uk.news.yahoo.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe shqiptari ne britani te madhe britani e madhe shqiptari ne britani te madhe

Sondazh

Poll