Aktualitet

I kishte fshehur në bagazh! Nga Shqipëria në Kosovë me 30 kg marijuanë, arrestohet 40-vjeçari në kufi (FOTO)

1 Qershor 2021, 07:54 Nga DOSJA
I kishte fshehur në bagazh! Nga Shqipëria në Kosovë me 30 kg

PRISHTINË– Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Vërmicës pasi u kap me 30 kg marijuanë.

I riu me iniciale, F.K., vinte nga Shqipëria drejt Kosovës dhe në kontroll iu zbulua nën gomën rezervë në bagazhin e automjetit sasi e drogës. 40-vjeçari u arrestua,ndërsa droga u sekuestrua.

“Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike. Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Shqipërisë me ç’rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar,”- thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne kosove kosova droge ne kosove kosova

Sondazh

Poll