Aktualitet

Operacioni antidrogë në Krujë dhe Fushë Krujë/ Gjykata lë arrest shtëpie punonjësin e OSHEE, pritet masa për 19 të tje

1 Qershor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Operacioni antidrogë në Krujë dhe Fushë Krujë/ Gjykata

KRUJË– Ditën e sotme priten që të dalin para gjykatës, të arrestuarit që u kapën gjatë operacionit antidrogë në Krujë dhe në Fushë-Krujë.

Gjykata e Krujës ka caktuar arrest shtëpie dhe pezullim detyre për punonjësin e OSHEE, Sokol Kullaj.

Të arrestuarit janë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndjek në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në kërkim janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne kruje megaoperacion ne kruje

Sondazh

Poll