Aktualitet

E PAPRITURA! Gazetari del ballë për ballë me luaneshën: Aman hiqe se kam frikë! S’na njeh ne ajo, presidenti i Teutës ve

1 Qershor 2021, 08:15 Nga DOSJA
E PAPRITURA! Gazetari del ballë për ballë me luaneshën: Aman

TIRANË– Gazetari i MCN Gerti Carcani është “tmerruar” nga një luaneshë (jo figuativisht). Gjatë një interviste për MCN në një kompleks në Durrës, presidentit të KOKSH i është prezantuar një luaneshë femër, e cila është zbutur nga pronarët. 

Siç edhe duket nga pamjet, ajo ngjan më shumë si një qen i stërvitur mirë, por kjo nuk e ka “gënjyer” Carcani. Ky i fundit ka kërkuar vazhdimisht largimin e saj nga oborri i kompleksit, ndërsa presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, edhe pse në siklet nuk kërkon asgjë, madje ka organizuar gjithçka për të trembur gazetarin. 

PJESË NGA BISEDA: 

Gerti Carcani: Kam fryk mo! Jo këtu të lutëm. Jo këtu se kam frikë. O boss jo të lutem! Na e ço andej, të lutëm! S’na njeh ne. Po vjen prapë po hiqet.

Edmond Hasanbelliu: Prit të marrë veten ky. I thashë dy kameramanëve që të filmojnë kur të vijë luani, por nuk erdhi fort që të hidhej.

Pasi luanesha bën një xhiro në oborr, kthehet më pas në vendin e saj, duke ndjekur nga prapa të zotin.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond hasanbelliu gerti carcani edmond hasanbelliu gerti carcani

Sondazh

Poll