Aktualitet

U kapën me lekë në makinë, me të cilat do blinin vota, Apeli i GJKKO lë në burg 2 eksponentët e LSI-së

1 Qershor 2021, 08:24 Nga DOSJA
U kapën me lekë në makinë, me të cilat do blinin vota,

TIRANË– Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me bug për Denis Xholin e Albjon Çekun, nën akuzë për krim zgjedhor. Eksponentët e LSI, Xholi dhe Çeku u arrestuan në 23 prill në Dibër me një sasi lekësh në makinë.

Ata u kapën tre ditë para fillimit të zgjedhjeve, nga eksponentët e PD-së dhe nga Xhelal Mziu, në Dibër. Ata u kapën me para dhe me fletë votimi në makinë.

Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Bëhet fjalë për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Denis Xholi dhe i afërmi i tij, Albjon Ceku.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albjon ceku denis xholi albjon ceku denis xholi

Sondazh

Poll