Aktualitet

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy trafikantët në Elbasan, policia i gjen para dhe peshore

1 Qershor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Shpërndanin kokainë, arrestohen dy trafikantët në Elbasan,

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike, doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

NJOFTIMI:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. Z. (D), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime në elbasan arrestime në elbasan

Sondazh

Poll