Bota

Vret të birin dhe të dashurën e tij në gjendje të dehur, 46-vjeçari dënohet më burgim të përjetshëm pa mundësi lirie

31 Maj 2021, 18:12 Nga DOSJA
Vret të birin dhe të dashurën e tij në gjendje të

AUSTRALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi rreth një vit më parë ku një 46-vjeçar ka lënë të vdekur djalin e tij bashkë me të dashurën të dy 19-vjeçarë Lukasz e Chelsea, pas një zënke dhe tashmë pasi burri ka pranuar të, ka vendosur për të burgim të përjetshëm, pa mundësi lirie me kusht për 34 vjet.

Sipas Daily Mail, çifti ka shkuar për të konsumuar një drekë në shtëpinë e babait të Lukasz-it i cili i kishte ftuar. Gjatë ngrënies Klosowski, babai i Lukasz kishte pirë shumë verë dhe në diskutim u hapën debate të vjetra të cilët e nxehën Klosoëski i cili mori një pushkë dhe ndoqi nëpër shtëpi të birin të cilin e goditi me dy plumba në gjoks.

Pasi goditi të birin ai iu drejtua të dashurës së djalit e cila po tentonte të telefononte policinë, ku e la të vdekur edhe atë duke e goditur me plumb në kraharor.

Pas kësaj skeme Klosoëski I kishte kërkuar gruas së tij I penduar të shihte nëse e kishte vrarë vërtetë djalin e tij apo jo. “Më duket se qëllova tim bir. Shko shiko njëherë?”- I ka thënë ai.
Policia e gjeti Klosoëski të ulur me armën në prehër. Lukasz ishte me kurriz në krevat, ndërsa Chelsea ishte në vaskë me celuarin në dorë. Të dy kishin vdekur. Në nëntor Klosoëski pranoi vrasjen e dyfishtë dhe kjo i jep të drejtën për një ulje të dënimit me 40%.

Prokurorët thanë se vrasësi kishte qëlluar pasi i biri i kishte ofenduar krenarinë. “Ngjarja ishte stimuluar nga zemërimi dhe alkooli.” Avokatët thanë se Klosoëski nuk mund të shpjegonte veprimet e tij, por pranoi se kishte vepruar me qëllimin për t’i vrarë. 46 vjeçari Klosoëski u dënua me burgim të përjetshëm, pa mundësi lirie me kusht për 34 vjet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota australi chelsea klosowski lukasz australi chelsea klosowski lukasz

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2021, 17:48

GREQI– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga grupi që dyshohet të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e shqiptarit, Aristides Pappas, ngjarje e ndodhur një ...