Aktualitet

Sfilata e gjyqtares ‘e turpëroi’, Olti Curri i kujton faturat ‘e çmendura’ Etilda Gjonajt: Fle në hotele me 700 euro

31 Maj 2021, 16:13 Nga DOSJA
Sfilata e gjyqtares ‘e turpëroi’, Olti Curri i kujton faturat

TIRANË– Blogeri Olti Curri i ka kujtuar Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, skandalin me ‘faturat e kripura’ që vërtetonin se zyrtarja e qeverisë Rama kishte shpenzuar 700 euro në një natë, vetëm për të fjetur në hotele luksoze. Vetëm pak orë pas deklaratës së Gjonajt, e cila ‘u skup’ sot pas videove të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ku kjo e fundit shihej duke sfiluar në ‘Tik Tok’.

Në një postim në Instastory, teksa ka publikuar lajmet e Dosja.al për faturat e ‘çmendura’ të Gjonajt, Curri shkruan se pikërisht kjo ministre që fle në hotele duke paguar këto shifra, i bën ‘namin’ gjyqtares me veshje “Gucci”.

“D.m.th ministrja e Drejtesise qe fle ne hotele me 700€ nata, do ti beje namin gjyqtares qe ben tik tok me veshje Gucci! Kuptoj bukur shume bukur! Sa mire na e bejne!”- shkruan Curri.

Gjonaj e konsideroi një turp sfilatën e Kapedanit me këngën ‘Mafia” dhe kërkoi hetimin e saj, por në vitin 2019, ajo vetë u përfshi në një skandal. Faktoje.al publikoi disa fatura të Gjonajt, për udhëtimet e saj jashtë vendit, ku vihej re shuma e lartë e paguar për të fjetur në hotel, ku një natë kapte shifrën 700 Euro. Dosja.al e ndoqi këtë çështje, ku pyeti dhe hotelet në të cilat kishte fjetur ministjra, të cilët thanë se Gjonaj ka qenë në një kohë që një dhomë mund të gjendej dhe më lirë.

Nga ana tjetër ministrja e Drejtësisë në një reagim të saj, nuk pranoi akuzat duke thënë se po sulmohej vetëm për faktin se ishte grua, ndërsa shtoi se faturat ishin për të gjithë stafin e jo vetëm për të. Prokuroria nisi më vonë hetimet për këtë rast.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj olti curri videot e enkeleda kapedanit etilda gjonaj olti curri videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll