Greqia shtyu masat për Shqipërinë deri më 7 qershor, policia kufitare: Do kalojnë deri në 400 punëtorë sezonalë në dit
31 Maj 2021, 14:28Nga DOSJA
KORÇË– Policia kufitare ka dhënë detaje mbi kalimet në Greqi për punëtorët sezonalë shqiptarë që duhet të shkojnë në shtetin fqinj. Në njoftim zyrtar, policia kufitare bën me dije se do të kalojnë deri në 400 persona në ditë nga ora 08:00-16:00.
Të gjithë këta do të duhet të kenë test covid-19. Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë) përveç punëtorëve sezonalë.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri në datën 07.06.2021. Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.
Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke. Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Këto masa do të jenë aktive deri më 7 qershor.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– OSHEE-ja në Tiranë ka lajmëruar të gjithë abonentët se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në një njoftim në Facebook, OSHEE-...
POGRADEC– Aksi rrugor në Qafë Pllocë është bllokuar për shkak të një aksidenti. Mësohet se është përplasur një automjet me një trailer. Ngjarja ka ndodhur...
TIRANË– Ilir Panda do të jetë relatori i dosjes së “Gërdecit”, për të cilën, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërk...
TIRANË– Video e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka marrë një vëmendje ...
Ngjarjet e fundit makabre të krimeve ndaj grave, nënave, bashkëshorteve kanë tronditur mbarë opinionin publikë. I tillë ishte krimi që ndodhi në Elbasan vetëm p...
BERAT– Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Orizaj.Mjeti tip Benz,me targa AA 987 YJ, duke dalë nga një serv...
GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk, Recep Tajip Erdogan më 14 qershor, në Bruksel, gjatë konferencës së NATO-s.Lajm...
Aktualitet31 Maj 2021, 11:45
SHKODËR– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 47-vjeçarin Mark Kodra që vrau Emiljano Ndoun tre ditë më parë.47 vjeç...
TIRANË– Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka njoftuar procedurat që duhet të ndiqen për të shfuqizuar ndëshkimet e marra g...