Aktualitet

Zjarr në rrugën “Dritan Hoxha”, merr flakë parkingu i një pallati, evakuohen banorët

31 Maj 2021, 16:08 Nga DOSJA
Zjarr në rrugën “Dritan Hoxha”, merr flakë parkingu i

TIRANË– Parkingu i një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 17:35, në zonën e Laprakës.

Mësohet se pas rënies së zjarrit, është bërë evakuimi i banorëve të pallatit ku ka rënë zjarri dhe nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëse dhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, i cili nuk dihet ende. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan hoxha zjarr ne nje pallat ne laprake dritan hoxha zjarr ne nje pallat ne laprake

Sondazh

Poll