Aktualitet

Kapedani bëri ‘namin’ në ‘Tik Tok’, ekipi i ILD-së zbarkon në Gjykatën e Elbasanit, fotografon dhe filmon zyrat

31 Maj 2021, 14:15 Nga DOSJA
Kapedani bëri ‘namin’ në ‘Tik Tok’, ekipi i

ELBASAN– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të Posaçëm në Gjykatën e Elbasanit, pas ‘bum’-it që shkaktoi në rrjet kryetarja e kësaj gjykate, Enkeleda Kapedani.

Mësohet se ekipi i posaçëm ka mbërritur në Elbasan, fill pas mbledhjes që zhvilloi ILD-ja, ku në fokus ishte shkelja e kodit etik nga Kapedani. Grupi i ILD-së do të fotografojë zyrën e Kapedanit dhe ambientet e Gjykatës ku ajo punonte.

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”.

Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa në sfond dëgjohet kënga e Don Xhonit ‘Mafia’. Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet, por sipas Kapedanit, gjithccka është bërë për t’i dëmtuar imazhin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 11:45

SHKODËR– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 47-vjeçarin Mark Kodra që vrau Emiljano Ndoun tre ditë më parë.47 vjeç...