Aktualitet

Zëvendës- kryeministri i Kosovës kërkon nga qeveria shqiptare heqjen e taksës për ‘Rrugën e Kombit’: Është pengesë

31 Maj 2021, 15:01 Nga DOSJA
Zëvendës- kryeministri i Kosovës kërkon nga qeveria

KOSOVË– Zëvëndës-kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të hiqet taksa në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.

Bislimi e bëri kërkesën ditën e sotme gjatë takimit të mbajtur me ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku u diskutua për zhvillimin e turizmin mes dy vendeve. Ai tha gjatë konferencës së përbashkët me Klosin se “duam shumë që kufiri të jetë moment rekalsi e jo pengesë për të bërë biznes”.

Kërkojmë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa”, tha Bislimi.

Nga ana e tij, ministri Klosi foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet në Kalimash.

Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik bislimi blendi klosi taksa e rruges se kombit besnik bislimi blendi klosi taksa e rruges se kombit

Sondazh

Poll