Aktualitet

Sfilata në zyrë e Enkelejda Kapedanit, VOA për gjyqtaren: Reklamonte veshje firmato në makina luksoze, është ndjerë keq

31 Maj 2021, 14:35 Nga DOSJA
Sfilata në zyrë e Enkelejda Kapedanit, VOA për gjyqtaren:

TIRANË– Në Shqipëri, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi sot se ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor ndaj drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok.

Në këto video gjyqtarja Kapedani shfaqet ndërsa ecën me ritëm sfilate nëpër korridoret e Gjykatës si dhe në mjediset e zyrës së saj. Madje në sfond të njërës prej videove dëgjohet melodia e një kënge shqiptare të titulluar “Mafia”.

Videot, të cilat bënë xhiron e rrjeteve sociale, nxitën Inspektorin e Lartë që të nis menjëherë hetimin, për “shkelje të kodit të etikës së magjistratit”. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila i konsideron “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit”, ndërsa shton më pas se është “për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por dhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje”, e cila në videot e postuara shfaqet duke reklamuar veshja të shtrenjta të Shtëpive me emër të modës, apo duke udhëtuar gjthashtu me automjete të markave luksoze.

Vetë gjyqtarja Kapedani, është shprehur për mediat se është ndjerë keq nga publikimi i videove, i bërë sipas saj, me qëllimin për t’i prishur imazhin dhe se do të presë verifikimin e situatës. “As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje, sepse jam grua dhe nënë. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjere keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot“, theksoi zonja Kapedani.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit zeri i amerikes enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 11:45

SHKODËR– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 47-vjeçarin Mark Kodra që vrau Emiljano Ndoun tre ditë më parë.47 vjeç...