Aktualitet

Bëri namin me videot në TikTok/ Koha kur Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ishte pjesë e Miss Shqipëria 2003: Kam luftuar me veten

31 Maj 2021, 13:01 Nga DOSJA

TIRANË– Video e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga publiku. Videoja ka nxitur reagime edhe për faktin se kohët e fundit Elbasani është pushtuar nga krimi, ndërsa nga ana tjetër gjyqtarja Kapedani pozon e lumtur dhe me muzikë në Tik-Tok.

Report Tv ka publikuar një foto të gjyqtares kur ka qënë 18-vjeçare dhe pjesmarrëse në Miss Shqipëria 2003.

Ajo ka hedhur një foto në TikTok, me anë të së cilës kujtonte kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria 2003. Por më pas aja e ka fshirë këtë profil. “Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Mss Shqipëria për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”- shkruan Kapedani në kartolinën e konkurrimit në Miss Shqipëria.

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2021, 11:45

SHKODËR– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 47-vjeçarin Mark Kodra që vrau Emiljano Ndoun tre ditë më parë.47 vjeç...