Sport

“Dua të mësoj një gjuhë të re”, Lewandowski frikëson me stil Bayern Munich, jep sinjale largimi: Dua të njoh kultura

31 Maj 2021, 14:39 Nga DOSJA
“Dua të mësoj një gjuhë të re”, Lewandowski

GJERMANI-Lewandowski është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së Bayern Munich. Sulmuesi polak së bashku me klubin bavarez kanë dominuar Europën dhe futbollin botëror në sezonet e fundit. Kontrata e nënshkruar deri në vitin 2023 mund të mos zgjasë deri në fund, kjo jo për shkak të klubit por nga ana e polakut i cili ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të pas një një kohe.

E ARDHMJA– Ndihem mirë te Bayern Munich, qyteti është i bukur dhe është një klub i shkëlqyeshëm. Unë jam gjithmonë shumë kurioz të mësoj një gjuhë të re, të njoh kultura të reja. Por nëse do të jetë si futbollist apo pas përfundimit të karrierës, ende nuk e di.

ELEMINIMI NGA CHAMPIONS-Kam vuajtur shumë kundër PSG. Ndihesh i padobishëm, i paaftë për të ndihmuar shokët e skuadrës të fitojnë ndeshjen. Është diçka që më shqetësoi.Mendoj se po të kisha qenë në fushë ndoshta gjërat do të kishin shkuar ndryshe, personalisht, është një humbje që është e vështirë të pranohet. Ne mund t’i kishim mundur lehtë dhe të kalonim në raundin tjetër ”.

REKORDI– “Unë nuk jam i fiksuar me rekordet, thjesht kur përballem me një sfidë përpiqem të bëj diçka që askush tjetër nuk e ka bërë para meje, sepse është diçka që më shtyn ta bëj gjithnjë e më mirë. Për mua, të bësh diçka që të pëlqen të lejon të arrish rezultate që mendove se ishin të pamundura. Të them të drejtën nuk mendoja se dikush mund t’i afrohej këtij rekordi, veçanërisht pasi nuk luaja shumë ndeshje, për një pjesë të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich lewandowski bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll

Sport 31 Maj 2021, 11:22

Superleague përfundon në Gjykatën Europiane

ZVICER – Krijimi i Superligës Europiane në mënyrë të fshehtë dhe kërcënuese ndaj “Qeverisë Europiane” të futbollit tashmë përfundon në gjykatë.Bëhet fjalë...

Sport 31 Maj 2021, 13:20

Kukësi ndryshon lojtarë, por jo drejtuesit

TIRANE – Kukësi arkivon sezonin më të vështirë që nga dita kur u ngjit për herë të parë në elitë, pa Europën dhe pa para ekstra, verilindorët po përgatite...