Sport

Për pak sa nuk i shkatërroi karrierën, Eriksen me fjalë zemre për largimin e Contes: Ishte vendim absurd, u habita si iku n

31 Maj 2021, 13:23 Nga DOSJA
Për pak sa nuk i shkatërroi karrierën, Eriksen me fjalë

ITALI-Christian Eriksen është ende i shokuar nga largimi i Antonio Contes nga Interi. Mesfushori danez i cili nuk kishte raporte shumë të mira me trajneirn italian në fillim të aventurës së tij te zikaltrit madje ishte shumë pranë largimit në merkaton e janarit, arriti të bënte një kthesë 360 gradë duke u përshtatur me skemat e Contes dhe duke fituar besimin e teknikut nga Lecce

“Lamtumira e Conte-s ishte një surprizë e madhe,papritur ai u largua dhe si të gjithë të tjerëve, edhe mua mu duk vendim absurd. Mbi të gjitha ishte diçka shumë e papritur sepse ne sapo kishim fituar titullin kampion.

Nuk e di nëse ikja e Contes është diçka e mirë apo e keqe, por do dëshiroja të hyja më vonë në fushë se të luaja ende para mbrojtjes. Në fillim nuk luajta shumë dhe më pas gjërat ndryshuan. Nuk mendoja se do bëja mirë në gjashtë muajt e fundit, por gjithçka ndryshoi”, u shpreh Eriksen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conte eriksen inter conte eriksen inter

Sondazh

Poll