Sport

Ministria e Shëndetësisë jep leje të veçantë: Finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu do të luhet me 1000

31 Maj 2021, 10:17 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë jep leje të veçantë:

TIRANE – Mëse fundi Ministria e Shëndetësisë hap dritën jeshile për tifozët. Mësohet se institucioni i lartë i shëndetësisë, duke iu referuar rasteve në ulje të infektimeve me Covid-19, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e FSHF-së, por edhe ato të Bashkisë së Shkodrës, si dhe të tifo-grupit “Ujqërit e Dëborës”, ka vendosur të bëjnë një përjashtim.

Dosja.al ka mësuar se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që në ndeshjen e sotme finale të Kupës së 69-të të Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe Skënderbeut, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, të lejojë pjesëmarrjen e 1000 tifozëve në në këtë takim të rendësishëm dhe përmbyllës të sezonit futbollistik 2020-2021.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport air albania covid-19 ministria e shendetesise vllaznisë dhe skënderbeut air albania covid-19 ministria e shendetesise vllaznisë dhe skënderbeut

Sondazh

Poll