Sport

Zidane tregon zbulon arsyet e divorcit me Realin, ndihej i shpërfillur…

31 Maj 2021, 10:34 Nga DOSJA

SPANJE – “Zizu”, në përfundim të sezonit vendosi të largohet nga Real Madrid përpara përfundimit të kontratës, një vendim që ishte i pritshëm, por është vetë tekniku francez, i cili me anë të një letre dedikuar tifozëve, tregon arsyet:

“Nuk ndjeja më atë besim që kisha nevojë, klubi nuk më suportonte në projektet e mesme dhe afatgjatë. Nuk kërkoja privilegje, por pak më shumë kujtesë. Kam përshtypjen që nuk kishin më rëndësi raportet humane”,– shkruan Zidane në letrën e publikuar nga “AS”, duke u rikthyer edhe pas në kohë.

“Pranova të rikthehesha, pasi ma kërkojë Florentino Perez, por mbi të gjitha pasi ma kërkuat ju, tifozët. Të kaloja 20 vite te Real Madrid, si lojtarë e më pas si trajner, ka qenë gjeja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Ky është klubi më i madh në histori”.

Në fund, Zinedin Zidane e mbyll me një akuzë të fortë: “Më bëri shumë keq kur lexova në gazeta se rrezikoja stolin pas një humbje, që do të shkarkohesha nëse nuk fitoja ndeshjen e radhës. E njoh shumë mirë futbollin dhe një klub si Reali, e di që nëse nuk fiton duhet të largohesh, por për fat të mira drejtoja djem të shkëlqyer që ishin të gatshëm të vdisnin me mua”,- shkruan ndër të tjera trajneri francez në letrën e tij, i cili tashmë i ka dhënë lamtumirën klubit “los blancos”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport real madridi zinedin zidane real madridi zinedin zidane

Sondazh

Poll