Sport

Superleague përfundon në Gjykatën Europiane

31 Maj 2021, 11:22 Nga DOSJA
Superleague përfundon në Gjykatën Europiane

ZVICER – Krijimi i Superligës Europiane në mënyrë të fshehtë dhe kërcënuese ndaj “Qeverisë Europiane” të futbollit tashmë përfundon në gjykatë.

Bëhet fjalë për tre klubet që ende nuk e kanë braktisur zyrtarisht projektin: Barcelona, Real Madrid dhe Juventus. Ky qëndrim i tyre këmbëngulë ka bërë që UEFA të detyrojë këta të fundit që përmes Gjykatës së Madridit të zgjidhë çështjen në organin më të lartë të drejtësisë, Gjykatën Europiane.

Gjykata e Madridit ka paraqitur një kërkesë paraprake në Gjykatën e Drejtësisë të BE në kontekstin e mosmarrëveshjes që kundërshton Superlega ndaj UEFA dhe FIFA për shkeljen e rregullave të konkurrencës në BE. Gjykata do të duhet të japë interpretimin e rregullave përkatëse dhe ky interpretimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha gjykatat kombëtare të vendeve anëtare të BE.

Me fjalë të tjera, nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë u jep të drejtë tre klubeve të mësipërme, atëherë çdo klub europian që do të kërkojë të rifutet në Superligë do të mbështetet në këtë vendim për të kundërshtuar UEFA-n dhe FIFA-n.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 31 Maj 2021, 13:20

Kukësi ndryshon lojtarë, por jo drejtuesit

TIRANE – Kukësi arkivon sezonin më të vështirë që nga dita kur u ngjit për herë të parë në elitë, pa Europën dhe pa para ekstra, verilindorët po përgatite...